Çepani, Hasimja dhe Hackaj/ Berisha: Të mirë, por do gjejmë modelin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e mbajtur këtë të premte, u pyet nga gazetarët mbi emrat që janë përfolur si kandidatë të mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.

Berisha përmendi tre emrat që janë në diskutim, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj duke i cilësuar si personalitete me vlera të veçanta qytetare dhe morale.

“Janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. PD, siç kam shpjeguar, është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Do të jetë një kandidaturë politike e PD-së apo jo? Një kandidaturë e koalicionit apo jo? Një kandidaturë e pavarur e mbështetur nga partitë e koalicionit, apo jo? Pyetja është: në cilin model ka dakordësi më të gjerë?”, tha Berisha.

Ai theksoi se pavarësisht modelit të përzgjedhur, opozita ka kandidatë “të pakrahasueshëm” me kandidaten socialiste, Ogerta Manastirliu./E.S