Pjesëmarrja në grevë ka qenë shumë e lartë, mbi mesataren, në shkolla dhe universitete, me të gjithë godina shkollore që kanë mbetur të mbyllura. Pjesëmarrje e mirë është regjistruar edhe në sektorin e Shëndetësisë dhe, sa i përket sektorit privat, në disa fusha të industrisë, veçanërisht në atë mekanike dhe ushqimore. Ky është, sipas burimeve sindikale, panorami i përgjithshëm i situatës në rajonin Marche, me rastin e grevës së përgjithshme të thirrur nga Cgil dhe Usb për Gazën dhe në mbështetje të Flotilës.
Mijëra persona, mes tyre shumë mësues dhe studentë, kanë marrë pjesë në marshimet e zhvilluara në disa qytete të Marche-s, përfshirë Pesaro, Ascoli Piceno, Macerata, Urbino, Jesi, Fermo dhe San Benedetto del Tronto. Mbrëmë, qindra punonjës shëndetësorë morën pjesë në nismën “Drita për Palestinën”, me protesta dhe qëndrime përpara spitaleve: sit-in në Ankona, në Torrette dhe Salesi, si edhe në Pesaro e Ascoli Piceno.
Greva sot në Marche ka pasur disa kufizime në sektorin publik (zjarrfikësit, institucionet vendore etj.) për shkak të një dispozite të lidhur me zgjedhjet rajonale, që parashikon detyrim shërbimi deri pesë ditë pas votimit, si dhe për kompaninë e transportit ndërkomunal të Ankonës, Conerobus, punëtorët e së cilës kishin hyrë në grevë më pak se dhjetë ditë më parë.
Në Ankona, ku dje u pushtua një sallë e Fakultetit të Ekonomisë, sot pasdite po zhvillohen dy iniciativa paralele: e para, e organizuar nga Qendrat Sociale Marche në hyrjen e portit (banchina da Chio), me temën “Ata bllokuan Flotilën #Bllokojmë gjithçka”; ndërsa e dyta, nga Koordinimi Marche për Palestinën, me një marshim që do të nisë nga zona Archi drejt qendrës së qytetit./E.T