Analisti Preç Zogaj ka komentuar situatën e krijuar pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas tij, Veliaj nuk është shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës, siç parashikon neni 115, por për arsye të tjera të lidhura me ligjin për qeverisjen vendore.
“Siç e pashë unë, neni 115 i Kushtetutës flet për shkelje të rënda. Veliaj nuk është shkarkuar për një shkelje të tillë, por se nuk ka shkuar në punë për 3 muaj, siç parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore”, tha Zogaj.
Ai theksoi se çështja është e interpretueshme dhe se Gjykata Kushtetuese është institucioni që do të japë fjalën e fundit:
“Është e mundur që në shkallën më të lartë të gjykimit të arrihet afër të vërtetës, siç ka ndodhur me ankimimin e Veliajt. Këto tema kërkojnë maturi, nuk mund të sillemi të gjithë si ‘gjyqtarë të Venecias’”, u shpreh analisti, në emisionin “Të Paekspozuarit”./E.S