Pas dorëheqjeve masive, Bashkia Durrës shpall administratorët e rinj/ Emrat

Bashkia e Durrësit ka zyrtarizuar këtë të premte emrat e administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit dhe të Sukthit, pas dorëheqjeve të mëparshme në këto struktura.

Sipas njoftimit, lista e plotë e administratorëve është si më poshtë:

Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili

Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani

Njësia Administrative Nr.2 – Alketa Veseli

Njësia Administrative Nr.3 – Petrit Ismailati

Njësia Administrative Nr.4 – Frederik Musai

Njësia Administrative Nr.5 – Redion Tabaku

Njësia Administrative Nr.6 – Agustin Ndoj

Emërimet e reja vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave vendore dhe garantimit të funksionimit të tyre në çdo njësi administrative të Durrësit./E.S