Ndërsa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj për zgjedhjet në Tiranë, Partia Demokratike vazhdon përzgjedhjen e emrit që do të përfaqësojë opozitën në garën më të fortë të 11 majit.
Deputeti Xhelal Mziu tha se mazhoranca është në një pozitë më të lehtë, pasi kontrollon datën dhe kohën e procesit, por këmbënguli se PD po punon për të gjetur kandidatin më të mirë.
Gazetari Roland Qafoku e pyeti pse nuk kandidon Gazment Bardhi, duke e cilësuar atë si “numrin dy të partisë” dhe me profil të lartë politik.
Por Mziu e kundërshtoi këtë ide, duke theksuar se PD nuk e ka të domosdoshme një figurë historike politike për këtë garë.
“Nuk është e vërtetë. Modeli Ali Mehmeti kuotohet më shumë se një figurë historike politike e PD-së. Ne po kërkojmë një person që maksimalizon votat, që ka dhe pjesën politike, dhe background-in personal e publik, për të kapur fasha të tjera të elektoratit,” – tha Mziu.
Ai sqaroi se opozita nuk ka vendosur paraprakisht për një profil të caktuar dhe se qëllimi është përzgjedhja e kandidatit që sjell më shumë mbështetje reale në vota./E.S