Sot u luajtën katër ndeshje të vlefshme për javën e shtatë në Premier Ligë. Në total u shënuan 10 gola, ndërsa Chelsea-Liverpool ishte supersfida.
Chelsea mori fitore dramatike ndaj Liverpulit në shtëpi. Goli i triumfit me rezultatin 2-1 u shënua në minutën e 95-të nga Estavao i cili erdhi nga stoli për ti dhënë fitoren bluve. Sfida kishte mjaft tension, ndërsa trajneri Maresca u largua me karton të kuq.
ESTEVAO WINS IT! 😍#CFC | #CHELIV pic.twitter.com/Ej857ey75b
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 4, 2025
Tashmë Liverpool ka humbur vendin e parë, pikërisht pas dy humbjeve radhazi. Arsenali që fitoi sot ndaj West Ham ndodhet në krye të renditjes.
Sot fitoi edhe Totenhemi ndaj Leeds, ndërsa United u kthye te 3 pikët përballë Sunderland./ D.C