Numri 3 në botë akuzon: Organizatorët e turneve duan Sinner apo Alcaraz në finale

Tenisti gjerman Alexander Zverev, aktualisht numri 3 në botë, kritikoi drejtorët e turneve në një konferencë për shtyp, pas fitores së tij në raundin e dytë ndaj francezit Royer në Shanghai Masters 1000.

“E urrej kur shpejtësia e sipërfaqeve është e njëjtë kudo. E di që po lëvizin në këtë drejtim sepse, padyshim, duan që Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz të kenë sukses në çdo turne”, tha tenisti gjerman.

“Ne gjithmonë kemi pasur sipërfaqe të ndryshme. Nuk mund të luash të njëjtin tenis në të njëjtën mënyrë në fushat me bar, ato me dhe apo me çement. Sot, mund të luash pothuajse në të njëjtën mënyrë në çdo sipërfaqe”, shtoi Zverev. m.p.