Real Madrid mposht pastër Villarrealin në Bernabeu, shkëlqejnë Mbappe dhe Vinicius

Real Madrid rikthehet fuqishëm në La Liga duke marrë fitoren e tetë radhazi në shtëpi dhe duke u ngjitur në krye të renditjes pas suksesit 3-1 ndaj Villarreal. Pas humbjes në derbi me Atletico Madrid, skuadra e Xabi Alonsos reagoi siç duhet, duke dhuruar një tjetër performancë bindëse në “Santiago Bernabéu”.

Los Blancos e nisën ndeshjen me presion të lartë, duke krijuar disa raste me Arda Guler dhe Mastantuono, ndërsa pjesa e parë u mbyll në baraspeshë pa gola.

Vetëm dy minuta pas rifillimit, braziliani Vinicius shënoi golin e parë me një goditje që u devijua nga Comesana. Në minutën e 55-të, ai dyfishoi shifrat nga pika e bardhë, duke arritur golin e katërt ndaj Villarreal në katër përballje radhazi.

Në minutën e 81-të, Mbappe tregoi edhe një herë klas, duke shënuar pas një kombinimi perfekt me Brahim Diaz. Ky ishte goli i tij i 14-të në 10 ndeshje me Realin këtë sezon, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e takimit.

Fitorja 3-1 i jep Real Madridit vendin e parë në La Liga, duke zgjatur serinë pozitive ndaj Villarreal në pesë takime (4 fitore, 1 barazim). Për ekipin e Marselinos, kjo humbje ndërpret një ecuri prej tre fitoreve radhazi në kampionat./ D.C