Serie A, 6 gola në “derbin” e shqiptarëve!

Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani ishin titullarë në ekipet respektive, në sfidën e Serisë A mes Lazios dhe Torinos.

Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare luajtën të 90 minutat në sfidën që përfundoi 3-3.

Ndërkohë, Ardian Ismajli mungoi te Torino për shkak dëmtimi.

Gjithashtu, dy lojtarë të Kombëtares kuqezi ishin titullarë edhe në ndeshjen tjetër të së shtunës në Serinë A, Parma-Lecce. Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin pjesë e ekipit që arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë (0-1). m.p.