Të paktën 30 persona u plagosën pas një sulmi me dron rus në një stacion hekurudhor në qytetin Shostka në rajonin Sumy. Kështu njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur sulmin “barbar”.
“Një sulm barbar me dron rus goditi stacionin hekurudhor në Shostka, rajoni Sumy”, shkroi presidentit ukrainas. Zelensky tha se të gjitha shërbimet e emergjencës kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po u ofrojnë ndihmë të plagosurve.
“Të gjitha informacionet në lidhje me të plagosurit po konfirmohen. Deri më tani dimë se ka të paktën 30 viktima. Sipas raporteve fillestare, midis të plagosurve janë punëtorë hekurudhorë dhe pasagjerë që ishin në stacion në kohën e sulmit”, vuri në dukje presidenti ukrainas.
Guvernatori rajonal i Sumy-t, Oleg Khrygorov, tha se një tren që shkonte për në Kiev u godit nga sulmi, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij apo numrit të saktë të pasagjerëve. /kb