Garda zbret në Chicago/ Trump urdhëron dërgimin e trupave: Do luftojnë krimin

Presidenti Amerikan Donald Trump ka autorizuar dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago me argumentin se qyteti po përballet me një situate kriminaliteti e cila ka dale totalisht jashtë Kontrollit.
Lëvizja më e fundit e Kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas përleshjeve të fundit mes autoriteteve të emigracionit dhe protestuesve në qytet, ku një grua e armatosur u qëllua pasi autmojeti I saj u përplas me një makinë të forcave të rendit.

Vendimi i presidentit ka shkaktuar reagime të ashpra nga udhëheqësit lokalë dhe shtetërorë. Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, e kritikoi veprimin e Trump, duke e quajtur “përpjekje për të krijuar një krizë të rreme”. Shtetet dhe qytetet amerikane që drejtohen nga demokratët, përfshirë Washington, Los Anxheles dhe Memphis, janë bërë shpesh objekt i lëvizjeve të ngjashme, duke ngritur shqetësime për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim të fuqisë federale.

Në një vendim të ngjashëm, një gjykatë federale në Portland, Oregon, ndaloi përkohësisht dërgimin e 200 trupave atje, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës dhe duke vënë në dukje se përdorimi i ushtrisë pa pëlqimin e shtetit rrezikon sovranitetin e tij dhe mund të tensionojë qytetin. Gjykatësja Karin Immergut tha se pretendimet e administratës për gjendjen në Portland ishin “të çrregullta dhe të paqëndrueshme me faktet”./kb