Rusia sulmon sërish Ukrainën, Polonia “parapërgatitet”

Pasi Rusia ndërmori një sulm të gjerë me dronë dhe raketa ndaj qyteteve të Ukrainës perëndimore, Polonia është mobilizuar dhe ka ngritur aviionët e saj ushtarakë për të garantuar sigurinë ajrore të vendit.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake than ë një deklaratë zyrtare se avionët polakë dhe aleatë të NATO-s po operonin intensivisht në hapësirën ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes tokësore dhe radarët janë aktivizuar tashmë.

Ushtria polake postoi në platformën “X” duke thënë se: “Veprimet janë parandaluese dhe synojnë të mbrojnë hapësirën ajrore dhe qytetarët tanë, veçanërisht në zonat kufitare pranë rajonit të kërcënuar”

Sulmet ruse goditen disa qytete ukrainase duke sjellë dëme materiale dhe viktima. Lviv, një qytet i madh afër kufirit me Poloninë, u godit rëndë. Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se transporti publik është ndërprerë dhe disa zona të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmit. m.p.