Spektakël në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Sevilla turpëron Barcelonën me “poker”

Barcelona është turpëruar në transfertën e Sevilllas. Këto të fundit fituan 4 me 1, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të La Ligës.

Fillimisht shënoi një “ish” si Alexis Sanchez nga penalltia. Më pas shifrat i dyfishoi Romero. Rashford rikthye në lojë katalanasit në frymën e fundit të pjesës së parë.

Gjithçka mund të ndryshonte, nëse Lewandowski nuk do të gabonte nga penalltia në minutën e 76-të. 11-metërshi u shkaktua pikërisht nga Januzaj sapo u fut në lojë.

Sevilja kishte menduar ta kthente në festë, kur luheshin minutat e fundit. Golat që vulosën fatet e takimit erdhën nga Carmona dhe Adams. Reali përfiton nga kjo humbje e skuadrës së Flick, që mban vendin e dytë me 2 pikë më pak./ D.C