Trajneri Igor Tudor ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë titullar as për ndeshjen me Milanin.
Kreu i pankinës së Juventusit ka konfirmuar se Francesco Conceicao do ta nisë nga minuta e parë sonte dhe ka dhënë argumentin e tij.
“Conceicao do të jetë titullar në ofensivë, sepse për ne është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë. Sigurisht, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar, por jemi të kënaqur”.
“Ka qenë në pamundësi për të luajtur për thuajse një vit. Patjetër qo të na ndihmojë”, deklaroi ai. m.p.