Tashmë nuk është më sekret, Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Me shumë mundësi e ardhmja e polakut do të jetë në Arabinë Saudite.
Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa, ku njëri mes tyre do të jetë sulmuesi i ri i katalanasve për sezonin e ardhshëm dhe pasuesi i Lewandowski-t.
Pavarësisht se janë përmendur shumë emra “big”, Barcelona po shikon për një alternativë me kosto të ulët. “Sport” raporton se objektivi kryesor i katalanasve është zbulimi i këtij sezoni në La Liga, Karl Etta Eyong, sulmuesi i Levantes.
21-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste. Kosto e operacionit mund të jetë 15-20 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga financat e Barcelonës. m.p.