Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision e vitin e ardhshëm nëse Izraeli përjashtohet nga konkursi.
I pyetur në një intervistë për transmetuesin publik ARD të dielën, nëse Gjermania duhet të heqë dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja në atë rast, Merz tha: “Do ta mbështesja këtë. Mendoj se është skandal që kjo madje po diskutohet. Izraeli e ka vendin atje”.
Gjermania është një nga “Pesë të Mëdhenjtë” e Festivalit të Këngës në Eurovision – së bashku me Francën, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar – të cilat kualifikohen automatikisht për finalen si financuesit më të mëdhenj të konkursit.
Franca ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, ndërsa Spanja ka deklaruar se do të tërhiqet nëse Izraeli përjashtohet. m.p.