Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” si pjesë e përgatitjeve për ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë. Një seancë ku kishte mungesa futbollistësh.
Jasir Asani, Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Enea Mihaj dhe Arbër Hoxha i bashkohen vetëm sot në darkë grumbullimit ndaj munguan në stërvitjen e parë të ekipit. Ndërkohë, Armando Broja mbërriti pasi kishte nisur stërvitja ndaj nuk mori pjesë në seancën e parë të saj.
Gjithashtu, një tjetër mungesë ishte ajo e Ardian Ismajlit, i cili sot kishte vizitat mjekësore të radhës në Itali për dëmtimin që pësoi pak ditë më parë. Rezultatet e rezonancës magnetike nuk kanë qenë pozitive dhe nuk parashikohet që Ismajli të bëhet pjesë e grumbullimit në ditët në vijim pasi nuk mund të rikuperojë në kohë për të luajtur ndeshjen vendimtare të së shtunës, ndonëse trajneri Silvinjo kishte pritur deri në momentet e fundit për të. m.p.