Tërmeti ndërpret konkursin e bukurisë, konkurrentet heqin takat dhe ikin në panik

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi Cebun, Filipine, të martën vonë, duke vrarë të paktën 72 persona, ndodhi në një kohë kur ishte duke u zhvilluar Nata Gala e konkursit të bukurisë Miss Asia-Pacific International 2025.

Dridhja goditi edhe vendin ku merrnin pjesë 43 konkurrente.

Videot që kapnin momentin u bënë virale në rrjete sociale, duke treguar konkurrentet që iknin nga skena ndërsa llambadarët lëkundeshin.