Treni shndërrohet në arenë mundjeje, burrat rrihen me grushta e shqelma (VIDEO)

Një tren në Delhi të Indisë u shndërrua në një arenë mundjeje kur dy burra filluan të shkëmbenin grushte.

Videoja e incidentit është bërë virale në rrjete sociale.

Pamjet e grindjes janë postuar në X nga llogaria Ghar Ke Kalesh.

Videoja e regjistruar nga një pasagjer tjetër, tregon një grindje verbale midis dy burrave që shpejt u shndërrua në dhunë fizike ndërsa ata shtyjnë dhe godasin njëri-tjetrin./E.T