Barcelona fiksohet pas argjentinasve, 45 milionë euro për një 19-vjeçar

“Mundo Deportivo raporton se Barcelona është vënë në ndjekje të anësorit të ri argjentinas, Gianluca Prestianni, vetëm 19 vjeç.

Në sezonin e kaluar, Prestianni i ardhur nga Benfica B, luajti 15 ndeshje me ekipin e parë, ku shënoi 2 gola dhe dha dy asiste. Në 9 ndeshje këtë sezon, ka shënuar vetëm 1 gol deri tani, por pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion sesa sezonin e kaluar.

Skautët e Barçës janë impresionuar nga aftësia e tij për të tejkaluar kundërshtarët si dhe nga shkathtësia e tij, pasi ai mund të luajë në të dy krahët, apo edhe pas sulmuesit.

Çmimi i kërkuar nga Benfica është 45 milionë euro, klubi portugez nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë më të ulët se kjo shifër. m.p.