Ertjan Kofsha thyen rekordin europian, ngre 161 kilogramë në shkëputje

Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha, ia ka dalë të vendos një rekord të ri në arenën evropiane. Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë, 20-vjeçari nga Shtërmeni ka ngritur 161 kilogramë në stilin e shkëputjes, në Baterinë C të peshës deri në 94 kilogramë.

“Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji”, njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Ertjan Kofsha shihet si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe kjo u dëshmua edhe në këtë event. Veç tij, Shqipëria u përfaqësua në këtë turne edhe me Briken Caljen dhe Erkand Qerimaj, me këta të fundit që nuk ishin në lartësinë e pritur. m.p.