Frenkie De Jong ka kundërshtuar hapur vendimin e La Ligës për të zhvilluar ndeshjen mes Villarrealit dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit, më 20 dhjetor në Hard Rock Stadium në Miami.
Duke folur para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Holandës dhe Maltës, mesfushori shprehu mosmarrëveshjen e tij të plotë me këtë plan.
Nuk më pëlqen që do të luajmë atje dhe nuk jam dakord me këtë. Nuk është e drejtë për garën. Tani do të luajmë një ndeshje jashtë fushe në një terren neutral”, u shpreh ai.
Nuk më pëlqen dhe nuk mendoj se është e drejtë për lojtarët,” shtoi më tej, duke theksuar se përtej aspektit komercial, janë pikërisht lojtarët ata që preken më shumë nga udhëtimi dhe kushtet”.
🚨🗣️ Frenkie de Jong: "I don’t like that we’re going to play Barça vs Villarreal in Miami, I don’t agree. It’s unfair."
"The clubs will make money but my clear opinion is that this kind of situation is unacceptable." pic.twitter.com/79Wr3Vampp
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 8, 2025
Kjo ndeshje do të jetë e para e La Ligës që zhvillohet jashtë Spanjës, një hap historik që La Liga e mbron si pjesë të strategjisë së saj për zgjerim ndërkombëtar.
Megjithatë, De Jong e bëri të qartë se nuk e ndan këtë pikëpamje.
Klubet do të përfitojnë nga kjo, por unë nuk jam dakord që të luhet një ndeshje kampionati në Miami. E kuptoj që edhe disa klube të tjera nuk janë dakord”, deklaroi ai.
Përzgjedhësi i kombëtares holandeze dhe ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, mbështeti qëndrimin e De Jong, duke e quajtur vendimin pa sens.
Koeman, i njohur me ngarkesën që përballojnë lojtarët dhe me kërkesat e kalendarit, paralajmëroi se lëvizje të tilla shtrembërojnë frymën e garës./ D.C