Burime të rezistencës palestineze i thanë gazetës al-Mayadeen, e lidhur me Hezbollahun, se Hamasi ka pranuar një marrëveshje armëpushimi në Gaza, duke shtuar se ajo do të nënshkruhet të enjten në Egjipt.
Kjo raportohet nga The Times of Israel.
Më parë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u largua nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pasi mori një shënim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku i kërkohej të miratonte një postim në mediat sociale në lidhje me marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit.
“Sapo mora një shënim nga Sekretari i Shtetit ku më thuhej se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe se ata do të kenë nevojë për mua shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve.
“Duhet të shkoj tani për të zgjidhur problemet në Lindjen e Mesme”.
Shënimi i Rubios, sipas gazetarëve të pranishëm, thoshte “Ju duhet të miratoni së shpejti një postim në Truth Social, në mënyrë që të mund të njoftoni marrëveshjen së pari”./kb