FOTO/ Stërvitej  me Schumacher, shqiptari mund të garojë në Formula 1

Lirim Zendeli djali me origjinë nga Shkupi, por që jeton në Zvicër tenton që të bëhet pjesë e Formula 1 dhe të ngjitet në piedestalin e saj.

Zerdeli luan në këtë sezon për Formula 3, ndërsa një vit më parë në moshën 19-vjeçare garonte për Formula 4 dhe e fitoi atë raporton Euronews.

I pyetur në për sezonin dhe kampionatin ku është duke garuar momentalisht, shkupjani ka thënë se e sheh veten fitues të tij.

“E shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Besoj se me përkrahjen e duhur kjo është e mundur të arrihet. Do ishte shumë mirë që të jem shqiptari i parë që do të arrij këtë”-është shprehur 20-vjeçari.

Më tej ai ka treguar se këtë sport e ka nisur si hobi në Gjermani, në moshën 10-vjeçare. I shton se është stërvitur në klubin privat të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher dhe trajnerët dalluan shumë shpejt talentin e tij.

“Kam filluar në ekipin e Michael Schumacher, 4 vjet në karting. Kam fituar kampionate të Gjermanisë, gara në botë. Hap pas hapi arritëm në F4, ku fituam kampionatin, dhe tani në F3”,- deklaroi Zendeli.

Sponsori dhe njëkohësisht menaxheri i të riut, Sali Ajdini, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut që jeton në Gjermani, ka thënë se synimi kryesor i këtij sezoni është titulli kampion në Formula 3.

“Shkalla e dytë është Formula 1. Kemi për të hipur edhe një shkallë dhe të fillojmë kontratat me Formula 1. Lirimi është shumë i vendosur. Ai dëshiron që ta arrijë qëllimin. Ëndrrën që ka, me mbështetjen që ka, do ta ketë më të lehtë për ta arritur”,-theksoi ndër të tjera Ajdini.

Lexo edhe :  Mbappe ka një kërkesë: Dua lojtarin e Bayern në Madrid

Momentalisht Lirim Zendeli është në bisedime për firmosjen me skuadrën e re në Formula 3, por emri i klubit nuk është bërë ende publik nga i riu me origjinë shqiptare./Fjala.al/