Princi Harry dhe Meghan Markle, libri biografik zbardh të vërtetën e largimit të çiftit nga familja mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Harry dhe Meghan Markle prej kohësh ndiheshin të mënjanuar nga Familja Mbretërore, William dhe Kate ishin ata që kishin rolet kryesore.
Në një biografi të re të publikuar së fundi, thuhet se Meghan Markle dhe Harry kur bëhet fjalë për projekte dhe vendime të rëndësishme nuk duhet të hidhnin asnjëherë hap para Princit William dhe Princit Charles.


Biografia është shkruar nga gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durnd. Të cilët janë adhurues të çiftit dhe kanë vendosur të zhvendosin vëmendjen në ndërmarrjet e tyre bamirëse.
Harry dhe Meghan janë shprehur se ata nuk kontribuan në libër, por tregimi I Scobie dhe Durand bazohet në një rrëfim të gjerë të dhënë nga miqtë e çiftit.

Në shkrim pretendohet se Meghan dhe Harry luftuan kundër oborrtarëve që kishin frikë se ata do të bëheshin më të famshëm se vetë familja Mbretërore.
Sa i përket Dukeshës së Sussex, për të thuhet se hoqi dorë nga ‘gjithë jeta e saj për këtë familje’ dhe më pas nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej, por shton se ajo “nuk mund ta imagjinonte të kthehej sërish pas te familja mbretërore, pas Meghanit”.

Harry, 35, dhe Meghan, 38 vjeç, u përpoqën të shkojnë direkt te Mbretëresha, 94, për të vendosur për largimin nga familja. Dëshira për t’u çliruar nga ‘ngushtica’ e jetës mbretërore, u bë aq e keqe sa Harry besonte se dikush po e ndalonte të takonte gjyshen e tij, Mbretëreshën.

/Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

Lajme të tjera

Web TV