FOTO/ “Këta dinë topin katror”, portieri sulmon drejtuesit e Luftëtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish portieri i Luftëtarit, Festim Miraka, i cili ka luajtur plot dy sezone me këtë klub dhe ka dhënë një kontribut të madh për kualifikimin historik në Europë, por u përjashtua më pas nga ish presidenti Grigor Tavo ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve aktual të kësaj skuadre.

Në ndeshjen midis Luftëtarit dhe kamzës në vitin 2017 që mbaroi me rezultatin 1-2, Miraka goditi sulmuesin serb, Stevan Raçiç, për këtë arsye u pezullua nga klubi.

Zhvillimet e fundit të mesfushorit të kësaj skuadre, Donald Rapo kanë bërë që Miaraka të reagojë ashpër në mbrojtje të shokut të skuadrës në një koment në postin e mesfushorit në “Facebook”.

32-vjeçari që momentalisht luan me skuadrën e Bylisit, ka thënë se drejtuesit e Luftëtarit ta hedhin poshtë mundin e djersën.

“Vëlla, mos e vrit mendjen. Ti edhe pa lekë ke dhënë maksimumin, po ata janë mësuar të hedhin poshtë mundin dhe djersën me një fjalë. Por, ne e njohim shumë mirë kush është Donald Rapo.

Nuk e dinë se çfarë është futbolli. E dinë topin katror. Respekte”,-shkruan Miraka në profilin e Rapos, pasi mesfushori kishte sqaruar opinionin për largimin nga Luftëtari dhe stërvitjen me Laçin./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV