Rusia tha se ka gati vaksinën kundër virusit, reagon me urgjencë OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) se bashku me autoritetet ruse, jane duke diskutuar për një proces të mundshëm të “parakualifikimit” të vaksinës së Rusisë OBSH-ja është një proces sistematik i cili përcakton cilësinë e një produkti në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata qe janë te infektiuar.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se:“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shëndetësore ruse, ndërkohë diskutimet janë duke vazhduar në lidhje me parakualifikimin e mundshëm të OBSH-së për këtë vaksinë”, u shpreh zëdhënësi i organizatës Tarik Jasarevic.
“Parakualifikimi i secilës vaksinë përfshin rishikimin dhe vlerësimin rigoroz të të gjitha të dhënave të sigurisë dhe efikasitetit”, shtoi ai.

Ndryshe, ditë më parë OBSH pati reaguar për vaksinën e Rusisë, ku tha se kjo e fundit duhet t’i aplikojë rregullat sipas standardeve ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.
Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.

“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV