U diagnostifikua me kancer, SHMDFK merr nismën për të ndihmuar portierin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka marrë një nismë për t’i ardhur në ndihmë portierit të skuadrës së Trepçës, Arben Beqirit, i cili mësohet se është diagnostifikuar me tumor në stomak.

Ky lajm, i cili u bë publik nga vetë futbollisti ka tronditur të gjithë opinioni sportiv.

Përmes një njoftimi për mediet, kjo shoqatë ka bërë me dije se është hapur një llogari bankare në të cilën ftohen të gjithë të kontribuojnë me sa munden.

Komunikata zyrtare e SHMDFK:

Sot më 14 janar 2020, prej orës 12:00, në sallën e konferencave të FFK-së dhe në prani të medieve e portaleve vendore, Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës mbajti takimin informues me kapitenët e ekipeve të futbollit të Superligës së Kosovës, në lidhje me hapat konkrete që do t’i ndërmarrim për t’i dalë në ndihmë shokut dhe kolegut tonë Arben Beqirit, portierit në klubin futbollistik Trepça ’89, i diagnostikuar me tumor në lukth.

Në këtë takim u mor vendim që në mënyrë të organizuar ta ndihmojmë financiarisht Arbenin.

Ndihma financiare do të bëhet përmes xhirollogarisë së Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës me numër XK051971002104031174.

Me këtë rast, ftojmë edhe të gjithë dashamirët e futbollit dhe shoqërinë vendore me vullnet të mirë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe t’i dalim Arbenit krah përgjatë kësaj sfide shëndetësore.

Me nderime Visar Zogiani, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës./Fjala.al/

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV