Të majtë e të djathtë, të gjithë bashkë në Presidencë për ditëlindjen e Meidanit

Dekorimi i ish presidentit Rexhep Meidani nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta që përkoi në ditën e lindjes së tij bëri bashkë në ambientet e Presidencës shumë të majtë e të djathtë.

Të pranishëm në vlerësimin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” të ish presidentit ishin ish kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë me të cilët Meidani ka bashkëpunuar në vite.

Ajo që të binte në sy ishte mungesa e kryeministri Edi Rama./La.Mi/Fjala.al