Greqia përuroi muzeun e saj të parë nënujor, objekti kryesor është një anije që mbante mijëra amfora që u fundos në shekullin e 5 para Krishtit. Një thesar i mbytur në Detin Egje që entuziastët e zhytjes mund të eksplorojnë.
Ministrja greke e Kulturës Lina Mendoni mori pjesë në ngjarjen që u zhvillua në bordin e një varke, me pjesëmarrjen e zhytësve .
Zona, e vendosur afër ishullit të Peristera , përballë ishullit të Alonissos , do të jetë e hapur për entuziastët e zhytjes nga 3 gushti deri në 3 tetor , ndërsa turistët që nuk e ushtrojnë këtë sport do të kenë të drejtën e një vizite virtuale në një qendra e informacionit e vendosur në Alonissos.
“Kjo anije ndodhet 21-28 metra thellësi afër bregdetit të ishullit të Peristera dhe përmban midis 3,000 dhe 4,000 amfora ,” i tha Maria Agalou, presidente e këshillit bashkiak të Alonissos, për televizionin Skai.
Kjo anije e madhe tregtare thuhet se ka mbartur mijëra amfora që përmbajnë verë të hollë, dhe se ajo u mbyt rreth vitit 425 para Krishtit për shkak të motit të keq gjatë kalimit të saj midis Chalkidiki, në veri të Greqisë dhe ishullit të Skopelos. Burimi: Lavanguardia
La.Mi/Fjala.al