A u provokuan serbët e Crvena Zvezdës në Tiranë? Ja çfarë deklaron Stankovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi serb do të luajë ndaj Tiranës mbrëmjen e nesërme, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij.

Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi”, tha ish-mesfushori i Interit.

Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi përgatitur përpara maksimalisht, e kemi studiuar kundërshtarin. Jemi përgatitur për të gjitha skenarët. Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis. Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju (qesh)”, tha Stankovic.

Kur u pyet nëse do ta linte Crvena Zvezdën për Interin, Stankovic u përgjigj: “Gjatë kohës që kam qëndruar në Tiranë, kam kuptuar se në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Nuk e di si do i shkojnë gjërat Contes, por unë jam i fokusuar vetëm te Crvena Zvezda”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Lajme të tjera

Web TV