Meta me mesazh të forte për të rinjtë që po largohen nga vendi: Të ndalet ky eksod

Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet se ikja e të rinjve nga Shqipëria është një plagë e madhe për shoqërinë tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta thekson se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shpresë.

Kreu i shtetit vlerëson se të rinjtë meritojnë më shumë edukim dhe punësim në vendin e tyre.
https://youtu.be/sB592O6KGMM
Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shqipëria?? ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria?? ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!