Ledio Braho: Këshilli Politik do të vendosë për fatin e koalicioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë muaj kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, ose ajo që njihet si marrëveshja e 5 qershorit, po ashtu dhe ndryshimet kushtetuese, të miratuara nga mazhoranca. Këto ndryshime në Kushtetutë imponojnë ndërhyrje të reja në Kodin Zgjedhor, sipas këndvështrimit tuaj, sa nene dhe cilat preken konkretisht prej këtyre ndryshimeve?

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me anë të ligjit nr. 101/2020 janë botuar në Fletoren Zyrtare, në datën 04.08.2020 dhe kanë hyrë në fuqi në datë 20.08.2020, ndërkohë që ndryshimi kushtetues është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 24.08.2020 dhe hyn në fuqi në datën 09.09.2020. Megjithatë, pas ndryshimeve kushtetuese të fund korrikut, do të duhet të ndryshohet sërish Kodi Zgjedhor për përshtatjen e tij me Kushtetutën, si norma më e lartë në hierarkinë e normave në vend. Pra, ky ndryshim i Kodit Zgjedhor tashmë është detyrim kushtetues.

Ndërhyrjet e radhës që do të bëhen në Kodin Zgjedhor do të prekin pjesën e listave të hapura ose konkurrueshmërisë mes kandidatëve të së njëjtës listë, përcaktimin e një pragu kombëtar, në mënyrë që subjektet politike të përfshihen në ndarjen e mandateve e, po ashtu, do të ketë ndryshime edhe për sa i përket numrit të mandateve për secilën zonë apo mënyrën e shpërndarjes së tyre, si dhe në masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, pra të përcaktimit të pjesës së hapur të listës, që në çdo rast nuk mund të jetë më pak se dy të tretat e listës shumemërore, pasi një përcaktim i tillë është kushtetues tashmë. Për sa u përket neneve që do të ndryshohen, ato do të jenë nga Pjesa e Katërt e vijuese e Kodit Zgjedhor, më konkretisht nenet që rregullojnë regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ku do të përcaktohet nëse do të lejohen koalicionet parazgjedhore apo jo, apo neni që përcakton listën e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive (nëse këto të fundit do të lejohen).

Po ashtu, do të ketë ndryshime edhe për sa u përket fletëve të votimit, përmbajtjes së tyre, si dhe materialeve zgjedhore, parashikime këto në nenet 97 e vijues të Kodit Zgjedhor. Ndryshime do të ketë edhe në nenin 106 të Kodit Zgjedhor, që rregullon mënyrën e votimit, pasi, për shkak të hapjes së listave, tashmë zgjedhësi do të votojë përveç se për partinë politike, edhe për kandidatin apo kandidatët e preferuar, kjo në varësi të numrit të zgjedhjeve që do t’i lejohen zgjedhësit, element që edhe ky do të jetë pjesë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Për shkak të përcaktimit të një pragu kombëtar, si dhe hapjes së listave, do të ketë ndryshime edhe në nenet 115 e vijues të Kodit Zgjedhor, që ndër të tjera përcaktojnë mënyrën e numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane reagon për zgjedhjet, kjo ishte zhytja finale për Berishën

Ka një debat të madh publik për çështjen e formulimit të koalicioneve parazgjedhore, konkretisht çfarë ndalojnë dhe çfarë lejojnë në këtë kontekst ndryshimet kushtetuese? Për çfarë do të luftojnë palët në formulimet ligjore që do të bëhen në Kodin Zgjedhor?

Ndryshimet kushtetuese, sipas formulimit aktual që kanë marrë nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës, nuk nënkuptojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, pasi ndryshimi që i është bërë pikës 1 të nenit 68 të Kushtetutës që ka marrë trajtën si vijon “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit”, nuk do të thotë që ndalohen koalicionet, pasi, edhe sipas Kodit Zgjedhor, pa ndryshimet e kryera, pavarësisht faktit se partitë politike bashkoheshin në koalicione parazgjedhore, sërish listat e kandidatëve propozoheshin nga secila parti politike pjesë e koalicionit. Për sa më sipër, çështja e koalicioneve do të shtrohet sërish për diskutim në Këshillin Politik, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje në Kodin Zgjedhor, pasi Kushtetuta nuk ka përcaktuar kriter ndalues apo lejues në lidhje me to.

Si mund të realizohen këto ndryshime me konsensus politik në Këshillin Politik, kur jemi 8 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të parashikuara në prill 2021, dhe a rrezikohet të rrëzohet pakti  politik i arritur, në vjeshtën e këtij viti, me një miratim të njëanshëm nga mazhoranca të ndryshimeve në Kodin zgjedhor?

Për sa i përket elementit kohë, është shumë i pafavorshëm, për shkak të faktit se është tepër vonë për ndryshime të tilla, që për më tepër do të duhet të dakordësohen mes të gjitha palëve, por njëkohësisht duhet të ketë kohë të mjaftueshme edhe për t’i edukuar zgjedhësit në lidhje me të gjitha ndryshimet në lidhje me listat e hapura. Megjithatë, duhet theksuar që mungesa e dakordësisë mes palëve nuk është për çdo element që do ndryshohet, por kryesisht për pjesën e koalicioneve parazgjedhore. Gjithsesi, do të duhet që palët të kenë arritur një dakordësi për të gjitha elementet, të paktën, deri në fund të shtatorit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Lajme të tjera

Web TV