Një gazetare italiane ka komentuar një moment të rëndësishëm ku aktori Akaki Horava i cili ka luajtur rolin e Skënderbeut ishte duke hyrë në pallatin e Festivalit të Kanës Pjestarë të delegacionit janë Litvinenko dhe Lutsko.
E ndërkohë zonja e cila po i buzëqesh Horavës është e paidedntifikuar.
Ky moment i kapur nga aparati fotografik është regjistruar në prill të vitit 1945.
Stduiuesi dhe juristi i cili jeton në SHBA e ka kujtuar këtë çast të suksesit kinematografik që rrëmbeu zemrat e shiptarëve përmes një fotoje të ndarë sot në rrjetin social facebook.
Akaki Horava, regjisori dhe aktori gjeorgjian i cili mishëroi portretin e Gjergj Kastriotit.
Në vitet 1915-1919 Horava studioi në Kiev dhe Tbilisi. Në vitin 1922, filloi studimet për aktrim në trupën gjeorgjiane Akaki Pagavy. Bëri debutimin e tij të parë në skenën e teatrit.
Në vitet 1939-1948 drejtoi Institutin e Teatrit gjeorgjian. Në vitet 1949-1955 ai u bë drejtor i teatrit. Në vitin 1954 xhiroi filmin Skënderbeu, heroi i shqiptarëve.
Në vitin 1946 ai mori titullin “Artist kombëtar i BRSS”. Po ashtu u nderua pesë herë me Çmimin Stalinisti. Iu dha dy herë Urdhri i Leninit .
Në 1939 ai u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjtik. Akaki Horava katër herë u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetik (1937-1958).
Akaki Horava, ishte aktori i preferuar i Stalinit.
Ai vdiq në vitin 1972 dhe u varros në Panteonin Mtacminda. Me emrin “Khorava” është emërtuar edhe teatri në qytetin gjeorgjian Senaki për nder të tij. Ru. Do/ Fjala