FOTO/ Zhgënjeu te Partizani, lojtari dërgohet në ishujt Faroe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori Alessio Hyseni është dhënë për huazim deri në përfundim të sezonit te Klaksvikari, kampionët e ishujve Faroe, nga Partizani.

Ky lajm është bërë publik nga klubi i “Demave” në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”. Në njoftimin e klubit të Partizanit bëhet me dije se Hyseni do të qëndrojë te klubi huazues deri në fund të sezonit 2019-2020.

Ai kaloi te kampionët e Superligës shqiptare vitin e kaluar, pasi u ble nga skuadra e Flamurtarit, por siç duket nuk arriti që të gjente hapësirë të mjaftueshme te të kuqtë.

Më tej, në komunikimin e Partizanit shtohet se marrëveshja me klubin e Klaksvikarit u arrit me pëlqimin e të treja palëve./Fjala.al/

Të fundit

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV