Trump: Njerëzit në Karolinën e Veriut duhet të votojnë dy herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sugjeroi të mërkurën që njerëzit në shtetin e Karolinës së Veriut duhet të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, një herë personalisht dhe një herë me postë, megjithëse aprovimi i tij është një krim.

“Le t’i dërgojnë brenda dhe le të votojnë”, tha Trump në një intervistë për WECT-TV në Wilmington në Karolinën e Veriut, kur u pyet për sigurinë e votave të postës.

“Nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që ata nuk do të jenë në gjendje të votojnë personalisht”.

Të votosh më shumë se një herë në zgjedhje është e paligjshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Josh Stein tha në një reagim. “Sigurohuni që të votoni, por nuk votoni dy herë! Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të sigurohem që vullneti i njerëzve të mbrohet në nëntor”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr, i tha CNN se Trump “po përpiqej të tregonte se aftësia për të monitoruar këtë sistem nuk është e mirë”. Ai tha se votimi dy herë është i paligjshëm, duke shtuar se: “Unë nuk e di se çfarë thotë ligji në një shtet të veçantë.”

Barr tha se fletëvotimet me postë për zgjedhjet e 3 nëntorit mund të prekeshin nga mashtrimet, duke përsëritur një deklaratë që Trump ka bërë për të denoncuar përdorimin e votimit me postë, shkruan Fjala.al.

Trump më parë ka thënë se metoda e votimit është e ndjeshme ndaj mashtrimit në shkallë të gjerë, megjithëse ekspertët thonë se mashtrimi i votuesve i çdo lloji është jashtëzakonisht i rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Votimi me postë nuk është një proces i ri në Shtetet e Bashkuara – gati një në katër votues hodhën votat presidenciale në 2016 në këtë mënyrë.

Lexo edhe :  Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Në zgjedhjet e muajit nëntor priten një rekord fletëvotimesh postare.

Karolina e Veriut është e shqetësuar për mënyrën e votimit për shkak të pandemisë.

Trump ka akuzuar demokratët se po përpiqen të vjedhin zgjedhjet duke nxitur përdorimin e votimit përmes postës./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive...

Lajme të tjera

Web TV