Shpresë për Bejrutin/ Dëgjohen rrahje zemre nën rrënojat e qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 200 persona ndërruan jetë dhe 300 mijë të tjerë mbetën të pastrehë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi ë Bejrut rreth një muaj më parë.

Ka akuza se ishin paralajmëruar se depozitimet në port ishin të rrezikshme dhe nëse shpërthenin, do të kishin pasoja fatale.

Vullnetarë të shumtë të shoqëruar nga skuadrat e shpëtimit,vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja për të humburit.

Shpresë për Bejrutin. Kërkuesit nga Kili teksa po kalonin pranë një ndërtese, qeni i tyre dha sinjal se një person ishte gjallë nën rrënoja. Ai u rikthye sërish në të njëjtin vend disa orë më vonë teksa dha të njëjtin sinjal. Më vonë, grupi përdori skanerin që kërkon për rrahje zemre dhe filluan të gërmojnë nën rrënoja.

Vullnetarët gërmuan me duar, pasi ndërhyrja e mjeteve ishte e pamundur për shkak se rrezikohej shembja e ndërtesës.

Korrespondetët e Al-Jazeera tregojnë se “skuadrat e shpëtimit kanë identifikuar një trup i cili mund të jetë i një personi të gjallë që ndodhej  nën rrënoja.” Nuk dihet ende sa mundësi ka, pasi sipas studimeve njeriu mund të mbijetojë pa ujë vetëm disa ditë./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

7 Marsi/ Spiropali uron mësuesit: Mirënjohje pa fund!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dha sot një mesazh me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Spiropali u shpreh...

Mësuesia mision/ Arsimtari nga Erseka përshkon 2 orë në këmbë për të mësuar dy nxënës

Një orë e 40 minuta, kaq është koha që i duhet të përshkojë rrugën më këmbë nga shtëpia e tij drejt shkollës ku jep...

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti për qeverinë e re: Po presim çertefikimin e rezultateve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me formimin e qeverisë së re, por ai dha një përgjigje të shkurtër,...

Berisha, si mall i skaduar!

Spartak Ngjela Pse nuk fiton dot më Parta Drmokratike në zgjedhjet elektorale të përgjithshme? Sepse ajo ka një kryetar aktual i cili është nongrata në Shtetet...

Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni orët e mësimit!

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit. Një ditë...

Lajme të tjera

Web TV