Prefekti “tradhtar” i Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Aleksandër Cangonja
Historia e Mark Kodhelit një personazh i cili ka shërbyer në funksione të ndryshme në administratën e mbretërisë Zogiste si konsull në Bari apo dhe prefekt në qytete të ndryshme, i cili në momentin e fundit kur pa që “varka” do fundosej, largohet nga vendi dhe për më tepër i bën thirrje popullit Shqiptar që ti presin ushtarët e Italisë fashiste me lule.
Por ajo që e kthen në gazmore historinë është se në kohën para pushtimit Italian, policia sekrete Zogiste vendosi të mbikëqyrte disa persona të rëndësishëm si funksionarë shteti apo biznesmenë të cilët kanë lidhje miqësore me Italianët.
Një personazh i tillë ishte dhe Omer Fortuzi një biznesmen i madh i cili ishte bashkëpronar me investitorë Italianë, ai përgjohej nga shërbimi informativ i mbretërisë, të cilët informacionin ja përcillni Harito Haritos shef i zyrës së shërbimit sekret por gjithashtu dhe prefektit të Durrësit Mark Kodhelit, ku ky i fundit do arratisej për në Itali mes datave 5-6 Prill 1937 dy ditë para pushtimit Italian.
Thirrja e Mark Kodhelit e botuar tek gazeta Italiane “La Stampa”.
Titulli:
“Fjalë të sinqerta dhe të forta të ish-prefektit të Durrësit”.
Ja teksti i fjalimit të mbajtur sonte në radio Bari nga ish-prefekti i Durrësit, Z. Mark Kodheli :
Vëllezër Shqiptarë
Prefekti i Durrësit ju flet !
Ngjarjet e sotme nuk janë më shumë se hapi i një politike të mashtrimit dhe jo të sinqertë i Zogut kundrejt Italisë. Qysh nga viti 1928 kur u proklamua mbret veçse me vullnetin e Italisë Fashiste, atdheu shpresonte ditë më të mira nga momenti që nuk i mungonte gjë nga ndihma dhe mbështetja morale dhe materiale e Italisë Fashiste e cila deri me sot ka shpenzuar në Shqipëri shuma të mëdha.
Të gjitha ato shuma kolosale, në vend që të përdoreshin për zhvillimin e vendit dhe për përmasimin e jetës së popullit, ato kanë shërbyer për të mbushur xhepat e disa në krye të cilave ishte Zogu.
Jeta e tij u bë një jete luksi, gjithashtu edhe të gjithë princave dhe princeshave që u krijuan pas tij, si edhe nga e gjithë ajo trupe që të kujton vetëm kohët më të largëta të mbretërve absolutë dhe vampirëve të popullit te tij. Shtëpia e shtetit dhe shtëpia e Zogut u kthye në një e përbashkët. Shpenzimet e tij nuk kishin as masë as limite.
Mjaft të kujtojmë milionat që janë harxhuar për diamantet dhe bizhuteritë e princeshave, për udhëtimet e tyre jashtë shtetit, ndërsa populli Shqiptar vuante nga uria. Por nuk mjafton kjo, madje edhe shumat nga bamirësitë e huaja për të varfrit tanë shkuan në xhepin e Zogut.
E gjitha kjo me pak fjalë ju shërben për të ditur se çfarë ishte regjimi tij dhe çfarë ishte ai vete. Në këtë situatë fatkeqe në të cilën ai i solli popullit të tij, Italia e lidhur me Shqipërinë me një pakt aleance tha: MJAFT ! E ke mbushur kupën.
Ky është shkaku i ngjarjeve të tanishme.
Vëllezër Shqiptarë !
Musolini që ka treguar me prova që është një mik i vërtetë i popullit Shqiptar, do e shihni që do mbajë fjalën e tij se don një Shqipëri të bashkuar, të pavarur dhe vitale. Pra qëndroni të sigurt se ushtria që ka zbarkuar në Shqipëri ka këtë mision: për të sjellë rregullin, paqen, dhe drejtësinë të cilën Zogu i zhduku.
Kini besim dhe mos dëgjoni ata që thonë të kundërtën.
Rroftë Shqipëria ! Rroftë Italia dhe Ducja !
Referenca:
Gazeta “La Stampa” dt 07.04.1939
Foto e Mark Kodhelit dhe firma e tij mundësuar nga historiani Kastriot Dervishi !
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit...

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report TV, Braçe thotë se...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Lajme të tjera

Web TV