Hoti: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh në Kuvend se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ai theksoi se ky dialog është për marrëveshje finale me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Me kërkesën e partisë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, kryeministri Hoti, është thirrur të enjten në interpelancë në Kuvendin e Kosovës. Interpelanca ka të bëjë me vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë për marrëveshjen e arritur në Uashington, ndërmjet të dyja shteteve.

Hoti ka thënë se Kosova ka obligim për të normalizuar raportet me vendet në rajon, duke përfshirë dhe shtetin e Serbisë.

“Integriteti territorial është i panegociueshëm, dhe nuk është shtruar si çështje para meje, organizimi kushtetues i Kosovës nuk bënë të preket, nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë. Për këto dy parime të dialogut, ka mbështetje të plotë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Parimi i tretë është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Hoti.

“Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më 2013”, tha Hoti para deputetëve. Hoti tha se në këtë fazë të dialogut, është duke u bërë draftimi i elementeve të caktuara të marrëveshjes për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Draftimi ka filluar me dy tema të cilat i kemi imponuar, personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike, pala serbe ka kërkuar që në diskutim të shtrohet edhe çështja e të zhvendosurve”, tha Hoti.

Ai para deputetëve tha se marrëveshja duhet të përmbajë elemente që shfuqizojnë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu në mes palëve në Bruksel është ripërtërirë më 16 korrik dhe ai po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.

Lexo edhe :  Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm, ofron mundësi të shumta

Të enjten të dyja delegacionet në nivel të ekspertëve diskutojnë në Bruksel për çështjet financiare.

Kryeministri e ka obligim kushtetues që t’i raportojë kuvendit edhe për çështje të politikës së jashtme, në veçanti për dialogun. Kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guximin drejt përparimit të normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja e 4 shtatorit në SHBA, tha Hoti është arritur pas një roli aktiv të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave janë edhe projektet e mëdha infrastrukturore. Vlerësoj që ky është momentum i ri i marrëdhënieve BE-SHBA sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, tha Hoti.

Hoti tha se me marrëveshjen e arritur, Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor.

“Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infuzion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor”, tha ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV