Covid-19 në Francë/ Shënohet rekord i të infektuarve dhe viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca konfirmoi gati 13,500 raste të reja nga Covid-19 gjatë 4 orëve të fundit, duke vendosur një rekord tjetër ditor në numrin e infeksioneve në vend që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave frnaceze, në orët e fundit u regjistruan më shumë se 283 raste të reja më shumë se një ditë më parë.

Rastet e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara të virusit në Francë në 442,194.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga virusi gjithashtu u rrit me 26 gjatë 24 orëve të fundit, teksa numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Francë shkon në në 31,274 që nga muaji mars.

Franca ka vazhduar të regjistrojë rritje ditore të rasteve me shkallën e testeve pozitive që rritet në 5.6 përqind, më e larta që ka qenë ditët e fundit.

Autoritetet ia kanë atribuar rritjen e rasteve të raportuara testimeve në shkallë më të gjerë pasi qeveria franceze  nuk bëri sa duhet duke bërë që virusi të qarkullojë më shpejt.

Stafi në qendrat e testimit hyri në grevë këtë fundjavë pasi ndeshën mosmarrëveshje rreth kushteve të punës.

Në përpjekje për të shpejtuar testimin, qeveria miratoi përdorimin e testeve të pështymës të mërkurën.

Konsiderohet se janë më pak evazive sesa testet që merren në hundë, duke dështuar në zbulimin e koronavirusit në tre të katërtat e pacientëve që ishin asimptomatikë.

Ndërsa një organ i pavarur i shëndetit publik në Francë, miratoi përdorimin e testeve të pështymës, duke u shprehur se ato nuk duhet të zëvendësonin testet e hundës.

Qytetet dhe rajonet në të gjithë Francën janë përgatitur për vendosjen e kufizimeve më të forta për të vënë nën kontroll situtatën.

Lexo edhe :  Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Disa vende tashmë kanë futur masa më të rrepta, duke përfshirë kufizimin e njerëzve në plazhe, grumbullimet publike si dhe vizitat në shtëpitë e të moshuarve.

Edhe Gjermania gjithashtu regjistroi shifrat më të larta ditore që nga muaji prill me 2,297 raste të reja, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit.

Rritja të Shtunën është ende nën nivelin e incidencës ditore në kulmin e pandemisë në muajin mars ku çdo ditë u shënuan mbi 6,000 raste./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV