Kujdes, mos i gënjeni asnjëherë fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Kur fëmija kërkon, apo dëshiron një gjë, ose plotësojani menjëherë, ose tregojini me qetësi, që nuk ja plotësoni dot, por mos e gënjeni fëmijën. Ai ose ajo, do të trishtohet, do të dëshpërohet dhe ju, jepini të drejtë për trishtimin dhe dëshpërimin që provojnë dhe njëkohësisht kërkojini të falur që nuk ja plotësoni dot dëshirën.

Në këtë rast, duhet ti drejtoheni në emër dhe me qetësi përpiquni ta qetësoni, sidomos kur jeni në mjedise publike. Edhe ju kur nuk ju plotësohet një dëshirë nuk ndiheni mire, pra edhe fëmija ka shumë të drejtë të jetë i mërzitur.

Ndodh shpesh që për të evituar skena apo kriza inati dhe të qarash, të rriturit pranë fëmijës duke filluar nga prindërit ose i plotësojnë dëshirën ose e gënjejnë fëmijën. Këto veprime janë të gabuara. Më mirë asistojeni fëmijën me qetësi, sesa ti plotësoni dëshirën mbas një krize të qarash dhe ulërimash.

Dhe sidomos, asnjëherë mos premtoni një gjë që nuk doni t’ja plotësoni apo që nuk mund tja plotësoni. Po e gënjyet, fëmija jo vetëm që e kupton që e gënjeni, por mbi të gjitha do të ndihet keq, jo thjeshtë për dëshirën që nuk u plotësua, por që i rrituri nuk e përfilli, e gënjeu dhe nuk i dha pak kohë sa ta kuptojë e mësojë si të sillet me veten në raste të tilla, pra kur i duhet të pranojë mosplotësimin e një kërkese apo dëshire. Kujdes prindër Lira Gjika.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV