Një libër ku Esad Pashe Toptani rezulton personazh pozitiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figura e Esad pashë Toptanit është diskutuar shumë ditët e fundit në vendin tonë, pas dekorimit që i bëri presidenti Ilir Meta figurës së Avni Rustemit.

Bonin Toptani, një nga pasardhësit e Esad pashë Toptanit njofton se së shpejti do të botohet një libër për figurën e Esadit.

Ai sqaron se historiani i mirënjohur shqiptar Hasan Bello, autor i disa botimeve historike me vlerë për historinë tonë kombëtare e shtetërore do të botojë së shpejti librin “Dokumente mbi Esad pashe Toptanin.”

Nga Bonin Toptani

Mbi Esad pashe Toptanin…

Jemi ne pritje të librit më të ri mbi figurën historike të Esad pashë Toptanit: “Dokumente mbi Esad pashe Toptanin”, nga historiani i mirënjohur shqiptar Hasan Bello, autor i disa botimeve historike me vlerë për historinë tone kombëtare e shtetërore.

Ky është libër i veçantë në dy vëllime. Në të paraqiten dokumente reale historike të grumbulluara pas një pune të gjatë kërkimore shkencore mbi figurën e E. Toptani, figurë qe është tërësisht e panjohur për gati 90% të shqiptarëve që lexojnë pak literature.

Natyrisht duke lënë mënjane kategorinë e historianëve që perfaqësojnë rrymën historike që

mbron punën dhe pseudovlerat e diktaturës enveriane, për të cilët Toptani ishte dhe mbetet “armiku i klasës” më i shquar, tabela e zakonshme për të bere qitje lehtësisht.

Veçse, për hall te kësaj kategorie studiuesish e për fat të shqiptareve të tjerë, historia e Shqipërisë

dhe e figurave te saj, nuk është ndjekur vetëm nga “djemtë” e diktaturës, apo shkruar vetëm në shqip nga ata qe pretendojnë se mbajnë çelësat e historis sonë kombëtare.

Sigurisht jo! Historinë tone e kane përcjell dhjetëra studiues të huaj, veç toneve, sidomos në

gjuhët më kryesore të botes e evropiane dhe këtë nuk e çbëjnë dot me! As diktatura nuk ia doli.

Kështu miresevjen libri dy-vëllimesh mbi Esad pashe Toptanin.

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV