Ditmir Bushati përkujton Mahmud Pashën e Shkodrës: Një shqiptar i madh që nxorri Shqipërinë nga terri

Ish-Ministri i Jashtëm, Dimitër Bushati, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar vdekjen e Karamahmut Pashë Bushatlliut.

Bushati e ka shpërndarë një foto të tij duke e cilësuar si një nga njerëzit të cilët nxorrën nga terri ku ishte futur Shqipërinë e shekullit të 18-të.

Ish-ministri është pjesë e pemës gjenealogjike të Bushatllinjve të famshëm që kanë qeverisur për gati dy shekuj.

Gjatë sundimit të Mahmud Bushatit, pati zhvillim të konsiderueshëm në lëmin kulturor, në arsim, letërsi, arkitekturë si edhe në ndërtimet. U ndërtuan një varg veprash publike me karakter ekonomik e fetar si Ura e Mesit, xhamia e Ethem beut në Tiranë, Hani i madh, xhamia e Plumbit dhe Bezesteni në Shkodër. “U ndërtuan një numër i madh banesash të tipit gjysmë kati me gurë e me qerpiç për masat popullore dhe dykatëshe për shtresat e pasura”.
Edhe letërsia shqipe bëri hapa të rëndësishme përpara. Rolin kryesor e luajti letërsia gojore, kurse si gjini u shqua kënga historike. Gjuha e shkruar shqipe luajti një rol jo të vogël. Ajo shërbeu për ngritjen në një shkallë më të lartë të ndjenjës së shqiptarisë dhe tregoi se qysh në atë kohë u hodhën rrënjët e përpjekjeve për arsimin dhe kulturën shqipe.

    /Ra.My.Fjala.al/