Nga Anika Dokle
12 vite me “Facebook”
Instrument i shtrenjtë komunikimi, po të kesh parasysh që ti investon jetën tënde sociale dhe afektive për të pasuruar të tjerët.
-Të bën narcist dhe ekzibicionist selektiv. -Kompromentohesh, pasi konsumon dhe prodhon informacion njëherësh.
-Miqësite dhe biografitë e thjeshtëzuara janë versione false që nuk përkojnë me realitetin. -Në këtë “shtet” ekstraterritorial qeverisin njerëz që nuk zgjidhen dhe që kapardisen me fronet imagjinare.
-Tashmë dinë gjithçka për ty. -Të shkatërron shumë shpejt reputacionin, për një foto provokative, një shaka të keqe, apo një status a koment ofensiv. -Të shton vanitetin. -Rrit sedentarizmin.
E megjithatë, mbetet një ekspozitë artistike fantastike e fotove të çastit, e mbi të gjitha, një kanal i lirë komunikimi./Ra.My.Fjala.al/