I riu nga Republika Domenikane infektoi më shumë se 120 persona, ja si

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga Republika Domenikane, pas një udhëtimi në vendin e tij, kthehet në Itali, në Vercelli, qyteti ku punon dhe jeton.

Nga ai moment, i riu ishte i prekur me koronavirus, ka infektuar të paktën 126 persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Epidemiologët thanë se ky rast  doli nga kontrolli dhe  u bë  shkak i një prej shpërthimeve më të mëdha në Piemonte.

Epidemiologu Fabrizio Faggiano, anëtar i njësisë anti-Covid-19 në Valle d’Aosta, dhe profesor i Higjienës në Torino ka rindërtuar zinxhirin e infeksioneve.

Siç është raportuar nga gazeta Il Corriere della Sera, gjithçka filloi më 13 korrik kur i riu kthehet nga Republika Dominikane. Ai nuk tregon se është i infektuar dhe vijon jetën krejt normalisht, në një kohë kur në Vercelli nuk kishte asnjë rast pozitiv.

Në një jetë pa kufizime, pa maska dhe pa distancë sociale, nga pishina në diskotekë, virusi përhapet me lehtësi dhe shumë bherë më shpejtë.

E gjithë kjo pati një historik: I riu në  datat 21 dhe 22 korrik, ai takoi disa miq në një pishinë dhe i infekton ata. Më 26 shkon në një klub nate ku transmeton virusin tek menaxheri i klubit dhe te 58 persona të tjerë duke përfshirë klientët dhe stafin, të cilët pa dijeni infektojnë 15 anëtarë të familjes.

Ndërkohë, takon edhe dy miq, të cilët u transmetojnë Covid tek të paktën 33 kolegë. Këta të fundit infektojnë të paktën 8 anëtarë të tjerë të familjes.

Por kjo nuk është e gjitha sepse një nga njerëzit e pranishëm në diskotekë shkon në një lokal në ditët në vijim dhe infekton disa klientë të tjerë. Ndërsa një tjetër merr pjesë në një funeral duke infektuar disa të pranishëm.

Lexo edhe :  Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Nga bilanci i bërë në përfundim, u vu re se 12% e infeksioneve ndodhën në një mjedis miqësor/familjar, 26% në vendin e punës, 62% në kohën e lirë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Lajme të tjera

Web TV