Takimi Liga Profesioniste-Ministri e Financave, Libohova: Një hap në drejtimin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e zhvilluar në kryeqytet, në mjediset e Ministrisë së Financave, midis përfaqësuesve të Ligës dhe qeverisë, ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, i cili, duke folur për mediat, pohoi se ishte një hap në drejtimin e duhur.

Është një hap pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në 2 pjesë, në 3 pikat më pak të rëndësishme, për të cilat gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të jemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti”, – ka deklaruar ai.

Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë, – ka vijuar Libohova.

Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re. Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona. Nuk mund të them që do të fillojë këtë javë apo javën tjetër. Nuk morëm asnjë propozim nga ministrja, vetëm diskutim.

Nuk ka një variant të miratuar, në tavolinë janë 2 varjante, ai ekzistues dhe ai i propozuar nga ne, – ka theksuar kreu i LFP-së-. – Ekspertët, bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga variantet kënaq ekzigjencat tona. Ne këmbëngulim te varianti jonë. Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje.

Akoma nuk ka dakortësi. Nuk është e lehtë, negociatat zgjatin. Varjantet ministria do t’ia propozojë kryeministrit. Përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri. Varianti që ka kërkuar Liga ka brenda elasticitetin për t’u diskutuar.”

Lexo edhe :  Triumf zemre, Vllaznia shkëlqen në Durrës, mund Teutën

Nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Ministria do të paraqesi shumë shpejt qëndrimin e saj për zgjidhjen e të 3 pikave, që janë të pranueshme nga komuniteti i sportit.

Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare që të kënaqi kërkesat tona”, – ka përfunduar Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, duke folur pas takimit në Ministrinë e Financave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV