Luftëtari-Kukësi, problemet nuk kanë të sosur në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjirokastër është duke u luajtur përballja e katërt e javës së 18-të të Kategorisë Superiore, ku Kukësi i vendit të parë është duke u ndeshur me Luftëtarin e vendit të nëntë.

Kjo ndeshje ka nisur tre minuta me vonesë, ndërsa një detaj që ka rënë në sy është së aty ende nuk ka mbërritur ambulanca edhe pse loja ka disa minuta që ka filluar.

Fitorja e kësaj ndeshjeje është një detyrim për të dyja këto skuadra, verilindorët duhet të mbajnë të pacenuar vendin e parë të Superligës, ndërsa Luftëtarit i duhet fitorja për t’u larguar nga zona e rrezikut të rënies nga elita e futbollit shqiptar.

Në këtë ndeshje mungojnë emra si Maliqi e Lulaj për kuksianët, ndërsa gjirokastritët nuk kanë Rrocën.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi.

Kukësi: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj./Fjala.al/

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV