Pamje të frikshme/ Makina e ministrit të Mbrojtjes qëllohet me raketë (Video)

Makina me të cilën udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh u qëllua teksa po udhëtonte për në front.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

https://www.youtube.com/watch?v=u-Vgw_D0Xq8&feature=emb_title

Pas sulmit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

Pa.Va/Fjala.al