“I thoni fëmijëve të mi që i dua”/ Zbulohen fjalët e fundit të viktimës nga sulmi në Francë

Anëtarja e Senatit francez, Jelle Garriaud-Maylam, ka zbuluar edhe fjalët e fundit të njërës prej viktimave në sulmin e Nicës.

“I thoni fëmijëve të mi që i dua’, këtu ishin fjalët e fundit të gruas që u vra në orët e para të mëngjesit në qytetin francez Nicë, e cila arriti t’i thotë ato para se të humbte jetën”, shkruan ajo në Instagram.

E gjithë Franca, por jo vetëm, u trondit të enjten nga sulmi me thikë në kishë, që i mori jetën tre personave, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë. Viktimë të sulmit barbarë mbetën dy gra dhe një burrë

Sulmi është cilësuar terrorist, ndërsa autori i dyshuar është një emigrant nga Tunizia, i cili u fut në kishë me thikë në dorë, duke thirrur “Allah Akbar”.

Pa.Va/Fjala.al