Europa uron Joe Biden për fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Pjesëmarrja në numër rekord e votuesve, shprehu vullnetin e popullit amerikan për ndryshim. Ditë e shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë”, shkroi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike.

“Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara është më e rëndësishme sa kurrë në një botë të paparashikueshme dhe unë pres që të punoj shumë ngushtë me presidentin e zgjedhur Biden, zëvendës presidenten e zgjedhur, Kamala Harris dhe administratën e re, për të forcuar më tej lidhjen midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, tha ai.

Zoti Stoltenberg tha se jë NATO e fuqishme është e mirë për Amerikën e Veriut dhe e mirë për Evropën. Së bashku, Aleatët e NATO-s përfaqësojnë pothuajse një miliard njerëz, gjysma e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysma e fuqisë ushtarake të botës. Na duhet kjo forcë kolektive për t’u marrë me shumë sfida me të cilat përballemi, duke përfshirë një Rusi më sfiduese, terrorizmin ndërkombëtar, kërcënimet kibernetike dhe raketore dhe një ndryshim në ekuilibrin global të fuqive me rritjen e Kinës. Ne mund të jemi të sigurt dhe të suksesshëm vetëm nëse përballemi së bashku me këto sfida”, tha në urimin e tij zoti Stoltenberg.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.

” Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë”, tha kancelarja Merkel.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për “arritjen e tyre historike”.

Lexo edhe :  Këta janë artikujt më të lexuar në Wikipedia në 2024

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta, që nga ndryshimi i klimës tek tregtia dhe siguria”, tha kryeministri Johnson.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se “kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku”! shkroi ai.

Të fundit

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë. Ngjarj ka ndodhur...

Gjendja shëndetësore e Janullatos, stabël! Mjekët në Greqi po e mbajnë nën monitorim

Gjendja shëndetësore e kreut të kishës Ortodokse te Shqipërisë, Anastas Janullatos sipas mediave greke është stabël. Pavarësisht situatës së rënduar mjekësore, ajo konsiderohet e qëndrueshme...

I vodhi me dhunë 400 Euro punonjësit të lavazhit, arrestohet 19-vjeçari

Policia njofton se 19-vjeçari me iniciale I.A., banues në Sarandë është ndaluar. Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 Dhjetor 2024, në...

Dëbora krijon probleme në Shkodër, hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Bogë-Theth

Zonat malore të qarkut Shkodër janë nën ndikimin e dëborës, që ka shkaktuar probleme në qarkullim gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, mëngjesin e kësaj...

“U dogj” herën e parë, Berisha vë mend: Do ta zbatoj masën “detyrim paraqitje”!

Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij...

Lajme të tjera

Web TV